Milan rrit ofertën për Jasharin, tani nuk ka më justifikime për Club Brugge

Milan nuk i ndahet Ardon Jasharit, pasi të paktën dy ofertat e parë janë refuzuar nga Club Brugge, klubi kuqezi ka përmirësuar shifrat dhe ka dërguar një ofertë të fundit për mesfushorin me origjinë shqiptare.

Sipas asaj që raporton “Sport Mediaset”, kuqezinjtë ofrojnë 32.5 milionë euro në tavolinë dhe 5.5 milionë euro të tjera bonuse, në total 38 milionë euro, shumë afër shifrës 40 milionë euro që pretendon ekipi belg.

Vetë lojtari nuk ka marrë pjesën fazën parapërgatitore me pjesën tjetër të ekipit, pasi do vetëm transferimin te Milan. Në anën tjetër, drejtuesit e Club Brugge duket se ia kanë arritur qëllimit të tyre dhe këtë herë pritet që t’i thonë “po” ofertës së Milanit.

Klubi belg është i detyruar të pranojë ofertën e Milanit duke ditur vendimin e lojtarit që dëshiron të bashkohet vetëm me kuqezinjtë. Kanë mbetur ende disa detaje të vogla për t’u diskutuar, por marrëveshja mes palëve duket shumë afër.

The post Milan rrit ofertën për Jasharin, tani nuk ka më justifikime për Club Brugge appeared first on Telesport.