Mediet italiane raportojnë se Milan e ka “filluar që tani” merkaton e janarit. Përforcimi i parë i kuqezinjve duket se do të jetë në mbrojtje.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin urugiana të Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez, i cili sipas të gjitha zërave do të jetë nën urdhërat e Max Allegri-t nga janari e tutje.
28-vjeçari uruguaian nuk është në planet e Diego Simeone-s, aq më tepër që vjen nga dëmtime të njëpasnjëshme. Në anën tjetër, drejtuesit e Milanit janë të bindur se Gimenez do jetë një përforcim i mirë për qendrën e mbrojtjes. Marrëveshja mes dy ekipeve mund të mbyllet për shifrën 10-12 milionë euro.
The post Milan projekton përforcimin e parë për janarin, është qendërmbrojtës dhe do të vijë nga Madridi appeared first on Telesport.










