Pas transferimit të Niclas Fullkrug, Milan po përpiqet të nënshkruajë edhe me një sulmues anësor këto ditë të fundit të mbetura nga afati i merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt. Megjithatë, drejtuesit kuqezi kanë filluar të mendojnë që tani ëpr sezonin e ardhshëm dhe përforcimet që planifikojnë të kryejnë gjatë merkatos së verës.
Nga Spanja, zbulojnë se objektivi i Milanit për të forcuar qendrën e mbrojtjes në verë është David Affengruber, austriaku që po shkëlqen me Elche-n në La Liga. Gazetari spanjoll Angel Garcia, në kanalin e tij zyrtar në Youtube, zbulon se qendërmbrojtësi austriak është emri i parë në listën e drejtuesve kuqezi.
Kontrata e tij me klubin e La Ligës skadon në vitin 2027, ndërsa klauzola e lirimit të tij gjatë verës së ardhshme është 30 milionë euro. Përveç Milanit, për austriakun ka interes konkret edhe nga Atletico Madrid dhe Manchester United.
The post Milan projekton goditjen e parë të verës, gjen mbrojtësin që i mungon në La Liga appeared first on Telesport.









