Milan pret të përfitojë 70 milionë euro nga lojtarët që ka në huazim. Me paratë nga shitja e tyre do të plotësohen kërkesat e Allegri-t

Milan pret të përfitojë rreth 70 milionë euro nga shitja përfundimtare e lojatrëve që ka aktualisht në huazim në Serie A, por edhe në liga të tjera.

Tashmë është e konfirmuar që Bournemouth do të blejë përfundimisht Alex Jimenez për shifrën 24.5 milionë euro bashkë me bonuset. Gjysma e kësaj shumë do t’i takojë Real Madridit dhe gjysma tjetër Milanit, sipas marrëveshjes së bërë më parë mes dy ekipeve.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se kuqezinjtë pritet të përfitojnë 15 milionë euro nga transferimi ëprfundimtar i Alvaro Morata te Como. Samuel Chukëueze po bind te Fulham dhe sipas të gjithë gjasave klubi londinez do të ushtrojë të drejtën e blerjes së sulmuesit për 25 milionë euro në verë.

Po ashtu shitje të tjera të sigurta duken edhe ato të Lorenzo Colombo te Genoa për 10 milionë euro, Tomas Pobega te Bologna për 7 milionë euro si dhe Filippo Terracciano te Cremonese për 3.5 milionë euro.

Nga të gjitha këto shitje të mundshme, Milan pritet të fitojë rreth 70 milionë euro, shumë që do të përdoret për të siguruar nënshkrimet e kërkuara me ngulm nga Max Allegri.

The post Milan pret të përfitojë 70 milionë euro nga lojtarët që ka në huazim. Me paratë nga shitja e tyre do të plotësohen kërkesat e Allegri-t appeared first on Telesport.