Vendasit kaluan në epërsi në minutën e shtatë falë një super goli të shënuar nga Rafael Leao për rezultatin 1-0. Në minutën e 46-të të ndeshjes Matteo Tramoni i mysafirëve pati një rast ideal për të barazuar shifrat, por goditja e tij përfundoi pak centimetra mbi traversë.
Pisa ia doli që të barazojë rezultatin eventualisht në minutën e 60-të përmes Juan Cuadrados i cili u tregua i saktë nga penalltia për 1-1. Milani pati një rast të artë për të rikthyer avantazhin, por Leao në minutën e 64-të ishte i pafat kur goditja e tij u përplas në traversë.
Kuqezinjte patën një tjetër mundësi shënimi në minutën e 70-të me anë të Alexis Saelemaekers, por portieri mysafir bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin. Mysafirët ia dolën që të shkaktojnë befasinë në minutën e 86-të, kur M’Bala Nzola u gjend i vetëm përballë Mike Maignan duke realizuar për rezultatin 2-1.
Ky gol mobilizoi Milanin që u vunë menjëherë në sulm për golin e barazimit dhe atë e gjetën në minutën e 93-të me Zachary Athekame që shënoi një gol fantastik për 2-2 pas asistimit nga Luka Modric. Pas kësaj barazimi Milani shkon në kuotën e 17 pikëve.
The post Milan-Pisa 2-2! Kuqezinjtë zhgënjejnë në San Siro dhe shmangin humbjen në fund (VIDEO) appeared first on Telesport.










