Graziano Cesari analizoi ndeshjen Milan-Parma dhe golin e Troilos: “Gjyqtari Piccinini në fillim sinjalizon faull për Milanin dhe shkon drejt zonës së vogël, ku ka parë kontakt mbi Maignan.
Ai i Valenti është një bllokim lëvizjeje ndaj portierit dhe gjithmonë dënohet. Mbrojtësi nuk shikon topin, afron trupin te Maignan, që nuk mund të lëvizë për ta pritur topin. Edhe kërcimi i Troilos është i parregullt, mbetet në ajër sepse vendos krahun e majtë mbi Bartesaghi”.
Cesari shton për procedurën e VAR-it: “Piccinini sheh gjithë aksionin, përfshirë Troilon që mbulon Bartesaghi, por gjithsesi e thërret VAR-in. A ishte procedurë e drejtë? Jo, nuk ka një gabim të qartë dhe të dukshëm në fushë”.
The post Milan-Parma, a duhej anuluar goli i Troilos? Ja moviola e Graziano Cesari appeared first on Telesport.










