Milan nuk shqetësohet për Maignan, gjen një emër “big” si zëvendësues të francezit

Mike Maignan është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm për Milanin këtë sezon, ku francezi ka qenë vendimtar shumë herë me pritjet e tij.

Edhe pse po përflitet prej kohësh për një rinovim mes palëve, kjo gjë deri tani nuk ka ndodhur duke i shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Maignan si lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ndërkohë, ” Sky Italy” zbulon se kuqezinjtë kanë edhe një plan B, në rast se nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për të rinovuar me Maignan. Sipas raportimit në fjalë, Milan ka piketuar Alisson Becker si zëvendësuesin e mundshëm të Maignan.

33-vjeçari brazilian ka një kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet mundësia që të alrgohet në verën e ardhsjme për një shifër të arsyeshme dhe të përballueshme nga kuqezinjtë.

The post Milan nuk shqetësohet për Maignan, gjen një emër “big” si zëvendësues të francezit appeared first on Telesport.