Duke qene se Santiago Gimenez do të mungojë për të paktën dy muaj dhe do t’i nënshtrohet nesër një operacioni në kavilje, Milan është shumë pranë marrveshjes për zyrtarizimin e sulmuesit të ri.
Bëhet fjalë për Niclas Füllkrug, negociatat mes palëve kanë qenë shumë pozitive dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit të sulmuesit gjerman te kuqezinjtë. Mënyra e transferimit do të jetë huazim deri në fund të sezonit me të drejtë blerjeje, ndërsa milan do të mbulojë pagën e plotë të lojtarit për këto muaj.
Sulmuesi 32-vjeçar e sheh Serie A si vendin ideal për të lënë pas një periudhë të errët nga mungesa e golave dhe e minutazhit. në anën tjetër, Milan shpreson që Füllkrug të “shuajë” thatësirën e Gimenez, pasi meksikani edhe nëse nuk do të ishte i dëmtuar, sërish nuk bën pjesë në projektin e Max Allegri.
The post Milan nuk pret më, gjen zëvendësuesin e Gimenez. Marrëveshja shumë pranë zyrtarizimit, ja detajet appeared first on Telesport.












