Milan nuk ka arritur dot të përfitojë nga ndalesa e Interit, që barazoi dje 1-1 në “San Siro” ndaj Atalantës. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në transfertën ndaj Lazio-s, e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 25-të, ku pas një pasimi të marrë nga Daniele Maldini, goditja e Kenneth Taylor përplaset në shtyllë.
Një minutë më pas, Lazio gjen golin e avantazhit me Gustav Isaksen, i cili pas një topi të gjatë të marrë që nga mbrojtja, nga Adam Marusic, dhe pasi kaloi bukur Pervis Estupinan, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetën e Mike Maignan.
Minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezk konkret. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Lazion. Pjesa e dytë nis me një mundësi të mirë për Pulisic, por goditja e amerikanit ndalet pa problem nga portieri i bardhekaltërve, Motta, ndeshja e dytë për të në Serie A.
Në minutën e 54-të, Lazio i afrohet golit të dytë, por Maignan tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij dhe shmang në momentin e fundit autogolin e Estupinan. Në minutën e 66-të, del Rafa Leo dhe futet Niclas Fullkrug. Portugezi nuk është aspak dakord me vendimin e Max Allegri-t dhe e pret shumë keq zëvendësimin.
Në minutën e 75-të, Milan gjen golin me Zachary Athekam, por që anullohet direkt për prekje të topit me dorë të zvicercanit. Në minutën e 82-të, goditja e Luka Modric përfundon pak mbi traversë. Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Lazio fiton 1-0 dhe ngjitet në vendin e 9-të me 40 pikë, Milan mbetet në vendin e dytë me 8 pikë larg nga Interi kryesues.
The post Milan nuk përfiton nga hapi fals i Interit, kuqezinjtë dalin me kokën ulur nga “Olimpico” (video) appeared first on Telesport.










