Edhe pse u përfol shumë për një largim të mundshëm nga Juventus, Dusan Vlahovic në fund qëndrojë te bardhezinjtë. Një nga klubet e interesuara për sulmuesin serb ishte edhe Milan, por kuqezinjtë ishin të dyzuar për transferimin e Vlahovic për shkak të rrogës së tij, 12 milionë euro në sezon.
“Calciomercato.com” raporton se kuqezinjtë do tentojnë transferimin e sulmuesit serb gjatë merkatos së janarit, duke shpresuar që ai s’do rinovojë me Juventus dhe transferimi do jetë për një shifër të ulët, duke ditur që kontrata aktuale i skadon në qershorin e vitit 2026.
Vlahovic e ka nisur shumë mirë sezonin e ri me bardhezinjtë, duke shënuar 2 gola në dy ndeshjet e para në Serie A, edhe pse ka qenë zëvendësues. Pavarësisht qëndrimit te Juventus, deri tani nuk ka asgjë të re për një rinovim mes palëve, ndaj te Milan shpresojnë që transferimi i Vlahovic mund të arrihet në merkaton e janarit.
The post Milan nuk ka hequr dorë nga Vlahovic, ja plani i kuqezinjve appeared first on Telesport.