“Milan, nuk është vetëm çështje qendërsulmuesi. Duhet ta shfrytëzosh këtë avantazh”

Fabio Capello analizon situatën e Milanit. Skuadra e Massimiliano Allegrit ka humbur terren në ndeshjet e fundit dhe është eliminuar në gjysmëfinale nga Napoli në Superkupën Italiane. Një moment që duhet monitoruar, sepse është ekip i ndërtuar për kualifikimin në Champions League.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri theksoi: “Milani humbet pikë dhe pëson gola. Ky është problemi, sportivisht, i kuqezinjve. Duhet të gjejnë qëndrueshmëri në mbrojtje, gabimet dhe pasiguritë iu kanë kushtuar shumë pikë. Qasja është shumë sulmuese, por kështu vuajnë prapa. Duhej bërë më mirë ndaj skuadrave të vogla”.

Nga merkatoja dimërore ka ardhur Fullkrug: “A është zgjidhja e problemeve? Pyetje e rëndësishme… Pa një ‘9’ është e vështirë të luash. Është sulmues i stilit të vjetër, më duket se e kanë zgjedhur me kujdes. Sidoqoftë, nuk është vetëm çështje qendërsulmuesi. Milani nuk ka angazhime në kupat europiane si të tjerët, ndaj duhet ta shfrytëzojë këtë avantazh”.

 

The post  “Milan, nuk është vetëm çështje qendërsulmuesi. Duhet ta shfrytëzosh këtë avantazh” appeared first on Telesport.