Milan nis sot rrugëtimin e sezonit të ri, ja 28 futbollistët e grumbulluar nga Allegri

Sot do të nisë zyrtarisht sezoni i ri për Milan, nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri. E hëna do të jetë një ditë intensive, plot ngjarje për tifozët, median dhe partnerët e klubit.

Pas testeve të para fizike të kryera midis të premtes dhe të shtunës, në fakt, sot në mëngjes skuadra do të ketë seancën e parë stërvitore të vërtetë, të mbyllur për publikun.

Në orën 13:00 do të ketë një prezantim zyrtar për shtyp i Massimiliano Allegri, në Casa Milan. Ndërsa pasdite sërish stërvitje në Milanello. Në orën 18:00, tifozët do të kenë mundësi të marrin pjesë në seancën stërvitore të pasdites.

Janë 28 lojtarë të thirrur nga Allegri në Milanello. Ndërkohë, jo të gjithë tifozët do të mbështesin skuadrën në këtë ditë të parë. Një pjesë e tyre, “I Banditi di Curva Sud”, njoftuan se do të bojkotojnë takimin me ekipin.

Lista e të grumbulluarve

Portierë: Maignan, Nava, Sportiello, Torriani

Mbrojtës: Bartesaghi, E. Royal, Gabbia, Jiménez, Magni, Pavlović, Thiaw, Tomori

Mesfushorë: Bondo, Comotto, Fofana, Loftus-Cheek, Musah, Pobega, Ricci, Terracciano, Vos

Sulmues: Chukwueze, Colombo, Leão, Liberali, Okafor, Pulisic, Saelemaekers

The post Milan nis sot rrugëtimin e sezonit të ri, ja 28 futbollistët e grumbulluar nga Allegri appeared first on Telesport.