Milan ngec sërish, Nkunku shpëton kuqezinjtë nga humbja në Firence (video)

Pas barazimit dramatik në mesjavë ndaj Genoa në “San Siro”, ku mund të kishte humbur në fund, po të ishte i treguar i saktë nga penalltia, lojtari i miqve, Milan ka ngecur sërish sot. Kuqezinjtë kanë barazuar 1-1 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franchi”, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Pjesa e parë u dominua nga Milan, ku kuqezinjtë patën dy raste të mira me Christian Pulisic dhe Matteo Gabbia, por në të dy rastet, David de Gea ishte në pozicionimin e duhur.

Fiorentina e mbyll pjesën e parë me karton të kuq për trajnerin Paolo Vanoli, për shkak protestash, por rezultati mbeti 0-0. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 65-të. Albert Gudmundsson kroson nga këndi, Pietro Comuzzo dërgon me kokë topin në rrjetë.

Barazimi i kuqezinjve erdhi në fund të kohës së rregullt, Christopher Nkunku shënon golin e tretë me fanellën e Milanit. Francezi shënoi pas asistit të Youssouf Fofana. Pas këtij barazimi, Milan mban vendin e dytë me 40 pikë, Fiorentina në vendin e 18-të me 14 pikë.

SHIKOGOLAT

The post Milan ngec sërish, Nkunku shpëton kuqezinjtë nga humbja në Firence (video) appeared first on Telesport.