Rafael Leao ka treguar që është një futbollist jetik për Milanin, por e ardhmja e sulmuesit portugez mund të jetë larg kuqezinjve. Mediet angleze raportojnë se Manchester United është gati të ofrojë 100 milionë euro për të sjellë në “Old Trafford” sulmuesin portugez.
Ruben Amorim e sheh Leao-n si njeriun e duhur për të udhëhequr sulmin e “Djajve të Kuq”. Në anën tjetër, edhe pse drejtuesit e Milanit e vlerësojnë shumë një lojtar si Leao, do ta kenë të vështirë t’i rezistojnë ofertave tunduese që do vijnë për të në verën e ardhshme.
Po ashtu vendimtare mund të jetë edhe dëshira e vetë sulmuesit për të provuar një aventurë të re. Përveç United, për Leao-n ka interes edhe nga klubet e tjera të Premier League si Chelsea dhe Man. City, por deri tani “Djajtë e Kuq” janë më afër shifrës së kërkuar nga Milan që është 90-100 milionë euro.
The post Milan në rrezik, ofertë 100 milionë euro për Rafa Leao-n appeared first on Telesport.










