Përveç Milanit, që ka kohë që e ndjek, në garë për të siguruar transferimin e Javi Guerra kanë hyrë edhe Atletico Madrid me Manchester United. Klubi i drejtuar nga Diego Simeone e sheh spanjollin 22-vjeçar si zëvendësuesin ideal të Rodrigo de Paul, argjentinasi është shumë pranë transferimit tek Inter Miami. Trajneri argjentinas i “Colchoneros” pëlqen shumë teknikën dhe vizionin në mesfushë të Javi Guerrës dhe është gati t’i ofrojë atij një rol kryesor në ekip.
Në anën tjetër, Milan është i gatshëm të bëjë një hap përpara me një propozim 25 milionë euro, një shifër që përputhet me atë që Valencia ka kërkuar fillimisht, por nuk do jetë aspak çudi nëse klubi spanjoll i rrit kërkesat duke parë interesin e shtuar nga klubet e mëdha për lojtarin e saj.
Po ashtu, Javi Guerra pëlqehet shumë edhe nga Ruben Amorim dhe ditët në vijim pritet një ofertë zyrtare e Manchester United në drejtim të Valencia-s. Një gjë është e sigurt, Javi Guerra do largohet përfundimisht nga Valencia këtë verë, por ende nuk dihet se cili do jetë destinacioni i tij i ri dhe beteja mes klubeve për kartonin e tij është shumë e fortë.
The post Milan në rrezik, Atletico Madrid dhe Man. United futen në garë për objektivin e madh të kuqezinjve appeared first on Telesport.