Pavarësisht transferimit të Niclas Füllkrug dhe përpjekjes së dështuar për të nënshkruar me Jean-Philippe Mateta, por që marrëveshja me francezin dështoi në fund për shkak të problemeve në testet mjekësore shtesë, drejtuesit e Milanit kanë filluar që tani nga puna për të gjetur një qendërsulmues për sezonin e ri.
“Tuttosport” zbulon se dy drejtuesit kryesor për merkaton Giorgio Furlani dhe Igli Tare kanë një listë të shkurtër me tri emra për sulmin. I pari është Moise Kean, vetëm se sulmuesi i Fiorentinës ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurosh.
Emri i dytë është Dusan Vlahovic, i cili do të largohet falas nga Juventus në fund të këtij sezoni. Problemi i vetëm në këtë rast se klubi kuqezi dhe lojtari duhet të bien dakord për pagën. Sulmuesi serb kërkon mbi 6 milionë euro në sezon.
Emri i tretë është Gabriel Jesus. Braziliani është në kontratë me Arsenalin deri në vitin 2027, por nuk përjashtohet largimi gjatë verës së ardhshme. Propozimi i kuqezinjve është për huazim me të drejtë ose detyrim blerjeje. Arsenal preferon shitjen direkte.
The post Milan në kërkim të një 9-shi, tri opsione për kuqezinjtë. Dy nga Serie A dhe një nga PL appeared first on Telesport.










