“Milan, mos prit që Leao të bëjë ‘9’ e pastër. Rabiot duhet përfshirë më shumë në zonën e golit”

Sipas Massimo Ambrosinit, edhe pse Interi dhe Napoli kanë skuadra më të plota, Milani është plotësisht në garë për titullin dhe, nëse në mars do të jetë pranë kreut, shanset për yllin e dytë do të jenë reale. Ai sheh Interin favorit për cilësinë dhe vazhdimësinë, Napolin për mentalitetin, ndërsa Milani mbetet konkurrues falë soliditetit dhe cinizmit.

Ambrosini vlerëson punën e Allegrit, i cili ka maskuar mungesat e rëndësishme dhe ka mbrojtur skuadrën nga presioni. Për Leaon thekson se nuk është “9” i pastër: “Loja me shpinë nga porta dhe duelet ajrore nuk janë pjesë e ADN-së së tij, ndërsa pranë një qendërsulmuesi jep më të mirën. Füllkrug sjell karakteristika që mungonin, edhe pse fillimisht nga stoli”.

Ai sugjeron përmirësime në fazën sulmuese, duke përfshirë më shumë Rabiot në zonën e golit (vetëm 1 gol deri tani) dhe shfrytëzuar fizikun e Loftus-Cheek: “Janari do të jetë vendimtar më shumë në fushë sesa në merkato, ndërsa fakti që Milani fokusohet vetëm te kampionati mund të jetë avantazh”.

The post “Milan, mos prit që Leao të bëjë ‘9’ e pastër. Rabiot duhet përfshirë më shumë në zonën e golit” appeared first on Telesport.