Milan do ta ketë shumë të vështirë të mbajë Rafael Leao-n, pasi portugezi është bërë objektiv serioz për disa klube të mëdha. Mediet angleze raportojnë se Chelsea është gati të ofrojë 120 milionë euro për transferimin e anësorit portugez.
Enzo Maresca po kërkon një sulmues të aftë të bëjë diferencën në situata një-me-një, i shpejtë dhe i aftë të shënojë gola. Cilësi që Leao i ka demonstruar me bollëk te kuqezinjtë.
Në anën tjetër, Milan po punon për të zgjatur kontratën aktuale, e cila mbaron në verën e vitit 2028, por qëndrimi i mëtejshëm i Leao-s në “San Siro”, duket një mision shumë i vështirë.
Përveç Chelsea-s, për portugezin ka interes edhe nga klube të tjera të mëdha si PSG, Barcelona, Man. United dhe Man. City.
The post Milan merr ofertën e çmendur për Leao-n, vështirë se i thuhet “jo” këtij propozimi appeared first on Telesport.










