Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e mesfushorit shqiptar që luan me Zvicrën, Ardon Jasharin.
Oferta e parë e kuqezinjve për Jasharin që përfshinte 27 milionë euro në tavolinë, plus 3 milionë euro bonuse, u refuzua direkt nga Club Brugge. Belgët nuk lëshojnë terren dhe janë të vendosur, duan 35 milionë euro në tavolinë dhe 5 milionë euro të tjera bonuse.
Ndërkohë, eksperti i merkatos në Zvicër, Sacha Tavolieri, zbulon se një tjetër klub i madh ka hyrë në garë për Ardon Jasharin dhe është pranë transferimit të tij. Klubi verdhezi është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes me Chelsea-n për shitjen e Jamie Gittens për 65 milionë euro, më saktë pritet vetëm zyrtarizimi.
Me paratë e fituara nga kjo lëvizje, Dortmund ka të gjithë mundësitë që të paguajë klauzolën e vendosur nga Club Brugge për Ardon Jasharin. Mesfushori shqiptar pëlqhet shumë nga trajneri i Dortmundit, Niko Kovac, i cili iu ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë të mundur transferimin e tij.
Në këtë situatë, Milan nuk ka më kohë për të humbur dhe ka vetëm dy rrugë. E para të paguajë kaluzolën e vendosur nga Club Brugge, e dyta të heq dorë nga mesfushori shqiptar dhe të shohë për alternativa të tjera për në mesfushë.
The post Milan mbetet thatë? Gjiganti i Bundesligës gati t’i “rrëmbejë” Ardon Jasharin appeared first on Telesport.