Milan “lodhet” me Leao-n dhe e nxjerr në shitje. Klauzola 175 mln euro nuk pi më ujë, kuqezinjtë ulin ndjeshëm pretendimet

Mesa duket Milan dhe Rafael Leao do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni. Anësori portugez po kalon një sezon tejet të vështirë dhe sjellja e tij mbi të gjitha ka shkaktuar shumë pakënaqësi. Leao nuk është më i “paprekshëm” siç mund të konsiderohej 1-2 sezone më parë. Portugezi u fishkëllye nga tifozët kuqezi gjatë zëvendësimit në humbjen e fundit 0-3 ndaj Udinese. Hera e fundit që Leao ka shënuar për Milanin ka qenë data 1 mars.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon se Milan ka vendosur të nxjerrë në shitje anësorin portugez në fund të këtij sezoni. Leao ka një klauzolë largimi prej 175 milionë eurosh që mund të aktivizohet nga 1 korriku deri më 15 korrik, por drejtuesit kuqezijanë të vetëdijshëm se asnjë klub nuk do të paguante një tarifë të tillë.

Sipas raportimit në fjalë, Milan është i gatshëm të pranojë oferta për Leao-n që nisin nga 50 milionë euro. Kuqezinjtë shpresojnë që portugezi të shkëlqejë gjatë Kupës së Botës, për të rritur më shumë vlerën e tij në treg. Tre klubet që kanë shprehur interes për Leao-n gjatë kohëve të fundit janë: Chelsea, Arsenal dhe Man. United.

The post Milan “lodhet” me Leao-n dhe e nxjerr në shitje. Klauzola 175 mln euro nuk pi më ujë, kuqezinjtë ulin ndjeshëm pretendimet appeared first on Telesport.