Në Riad në Arabinë Saudite është zhvilluar gjysmëfinalja e parë për Superkupën e Italisë, që luhet tashmë në formatin e “Final Four”, ku Napoli u përballë me Milanin. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte fitoi 2-0, duke siguruar biletën për finalen e madhe të hënën, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Inter-Bologna.
Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 38-të, ku një top i Rasumus Hojlund brenda në zonë, komplet i zotërueshëm nga Mike Maignan, por francezi tregohet i pavëmendshëm dhe i shpëton topi nga duart, aty përfiton David Neres, i cili e dërgon në rrjetë dhe kalon Napolin në avantazh. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për napolitanët. SHIHGOLIN
Napoli do të shënonte golin e dytë dhe të sigurisë në minutën e 64-të, ku Rasmus Hojlund pas një pasimi perfekt të marrë nga Leonardo Spinazzola dhe pasi kaloi De Winter, dërgoi topin në portën e Maignan. SHIHGOLIN
Rezultati final 2-0 për Napolin, që qëndron ende në Arabinë Saudite për finalen e madhe, Milan kthehet në shtëpi.
The post Milan kthehet shpejt nga Arabia Saudite, Napoli shkon në finale. Gafë e Maignan dhe goli i Hojlund vendosin ndeshjen (video) appeared first on Telesport.













