Milan kërkon Skriniar, Fenerbahce i propozon marrëveshjen e bujshme

Milan dhe Fenerbahce janë në bisedime për të kryer një lëvizje interesante gjatë merkatos së janarit. Klubi turk pëlqen shumë Christopher Nkunku, i cili nuk ka bindur aspak te kuqezinjtë dhe largimi i tij është një opsion shumë i mundshëm gjatë merkatos dimërore.

Sulmuesi francez pëlqehet shumë nga Fenerbahce. Milan është i hapur për të lënë të lirë Nkunku, por në marrëveshje të përfshihet Milan Skrinuiar. Ish-mbrojtësi i Interit, tashmë lider i mbrojtjes te Fenerbahce pëlqehet shumë nga trajneri Max Allegri.

“Calciomercato.com” zbulon se klubi turk është i hapur të barazojë çmimin e kërkuar prej 35 milionë eurosh nga Milani për Nkunku, por nuk dëshiron ta përfshijë Milan Skriniar në marrëveshje. Nga ana tjetër, ehde ky opsion qëndron për Milanin, por më parë Fenerbahce duhet të bindë Nkunku, i cili duket se preferon të qëndrojë te Milan dhe të tregojë vlerat e tij.

The post Milan kërkon Skriniar, Fenerbahce i propozon marrëveshjen e bujshme appeared first on Telesport.