Pas largimit të Theo Hernandez tek Al-Hilal, Milan është vënë në kërkim për një mbrojtës të majtë dhe një nga emrat që po ndjekin kuqezinjtë, sugjeruar edhe nga Luka Modric, është Fran Garcia.
Edhe pse bëri një perfomancë shumë të mirë në Kupën e Botës për Klube, për Fran Garcia nuk ka më vend te Real Madrid, pas ardhjes së Alvaro Carreras për 50 milionë euro nga Benfica. Lojtari kërkon të luajë rregullisht dhe të ketë mundësinë të jetë protagonist dhe këtë gjë duket se ia ofron pikërisht Milani.
Duke parë interesimin e Milanit, Real Madrid i ka treguar kuqezinjve çmimin e vendosur për largimin e Fran Garcia, që është 20 milionë euro, shifër mëse e përballueshme për financat aktuale të kuqezinjve.
Përveç Fran Garcia, drejtuesit e Milanit po ndjekin dhe emra të tjerë për krahun e majtë si Sergio Reguilón, Emerson Palmieri dhe Fabiano Parisi, por dëshira kryesore është piëkrisht mbrojtësi i Real Madridit, Fran Garcia.
The post Milan kërkon Fran Garcia, Real Madrid i tregon çmimin e 25-vjeçarit appeared first on Telesport.