Milan ka një listë të gjatë emrash lojtarësh për të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit

Milan është duke kërkuar një mbrojtës qendre për të forcuar mbrojtjen e tyre. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po vlerësojnë disa lojtarë përpara se të nisë merkato e janarit.

Lista e drejtorit sportiv Igli Tare përfshin Tarik Muharemovic (Sassuolo), Mario Gila (Lazio), Alessandro Circati (Parma) dhe Tiago Gabriel (Lecce).

Gjithsesi, nuk është e përjashtuar mundësia që Milan mund të bëjë një tjetër përpjekje për të nënshkruar me Joe Gomez.

Qendërmbrojtësi i Liverpool, ishte tashmë i kërkuar në orët e fundit të afatit të transferimeve të verës, por nuk pati sukses në sjelljen e tij në Milano.

The post Milan ka një listë të gjatë emrash lojtarësh për të përforcuar mbrojtjen në merkaton e janarit appeared first on Telesport.