Milan po kërkon mbrojtës të djathtë për sezonin e ri dhe objektivi kryesor i kuqezinjve është Jon Aramburu i Real Sociedad. Vetëm 22 vjeç, Aramburu ka treguar se është i aftë për aspektin ofensiv në krah, pa harruar qendrueshmërinë mbrojtëse.
Milani është gati të bëjë ofertën e parë zyrtare për Jon Aramburu dhe po përgatit një propozim formal prej 15 milionë eurosh për mbrojtësin e krahut venezuelian.
Ndërkohë që mediat spanjolle raportojnë se Real Sociedad e vlerëson 25 milionë euro mbrojtësin e tyre dhe oferta e parë e kuqezinjve me siguri që nuk do pranohet. Gjithsesi, deri në fund të merkatos palët mund të gjejnë gjuhën e përbashkët. Vetë lojtari nga e tij raportohet se është dakord për transferimin te kuqezinjtë.
The post Milan ka gati ofertën e parë për yllin e La Ligës, shumë larg asaj që presin në Spanjë appeared first on Telesport.