Milan-Inter, precedentët dhe kuriozitetet e derbit. Shansi i fundit i Allegrit për titullin

Të dielën në mbrëmje, dritat do të ndizen në “San Siro” për derbin Milan-Inter, i cili mund të jetë vendimtar për titullin. Zikaltrit, të parët në renditje me 10 pikë avantazh ndaj kuqezinjve, duan t’i mbyllin llogaritë duke kujtuar çfarë ndodhi dy vite parë (2-1 ndaj Milanit, titulli i 20-të dhe ylli i dytë për Interin).

Sipas statistikave, ai derbi ishte edhe i fundit që e pa Interin të festonte në fund të ndeshjes. Që atëherë kanë ardhur 4 fitore të Milanit dhe dy barazime. “Djalli” ka fituar dy derbet e fundit; teksa tri suksese radhazi nuk i ka regjistruar që nga sezoni 2010-11.

Ndërkohë, Interi është i pamposhtur në kampionat prej 15 ndeshjesh (14 fitore dhe 1 barazim), seri që u ndërpre pikërisht nga derbi i fazës së parë më 23 nëntor, fituar 1-0 nga Milani me gol të Pulisic. Skuadra e Chivu ka vetëm 1 barazim, 64 gola të shënuar dhe 15 ndeshje pa pësuar. Milani ka marrë 14 pikë nga disavantazhi. Interi pret shumë nga Dimarco, ndërsa Allegri mbështetet te Leao.

 

 

The post Milan-Inter, precedentët dhe kuriozitetet e derbit. Shansi i fundit i Allegrit për titullin appeared first on Telesport.