Milan-Inter është kryesfida e javës së 28-të në Serie A. Diferenca mes dy klubeve është 10 pikë. Kuqezinjtë duan me patjetër fitoren sot, për të shpresuar ende te titulli. Zikaltrit duan fitoren për të mbyllur njëherë e mirë kapitullin e titullit kampion.
Inter vjen me dy mungesa të mëdha në sulm, ku mungon dyshja titullare Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram. Në vend të tyre do luajnë si titullarë Esposito dhe Bony. Thuram nuk është i grumbulluar fare për sontë. Çuditërisht, argjentinasi gjendet “në stol” vetëm që të jetë pranë shokëve të ekipit dhe t’i mbështesë ata.
Për kuqezinjtë mungon Gabbia, i cili i bashkohet kështu Gimenez dhe Loftus-Cheek. Pjesa tjetër e ekipit është në dispozicion të Allegri-t.
Milan: Maignan; Tomori, De Winter, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan; Leao, Pulisic
Inter: Sommer; Bisseck, Akanji, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Zielinski, Mkhitaryan, Dimarco; Esposito, Bonny
The post Milan-Inter, formacionet zyrtare. Zikaltrit me dyshe sulmuese nga “halli”, kuqezinjtë të plotë për sonte appeared first on Telesport.









