Max Allegri kërkon me patjetër një përforcim për qendrën e mbrojtjes në merkaton e janarit. Duke qenë se është e vështirë të gjesh lojtarë ideal gjatë merkatos së janarit, kuqezinjtë po mendojnë për idenë e shkëmbimit.
Sipas “Tuttosport”, Allegri pëlqen shumë Federico Gatti dhe në këmbim të 27-vjeçarit, kuqezinjtë ofrojnë Koni De Winter, mbrojtësin belg të ardhur nga Genoa verën e kaluar për 20 milionë euro, por deri tani nuk është se ka lënë mbresa të mira.
Pavarësisht se bardhezinjtë kanë disa alternativa për qëndrën e mbrojtjes, janë në mdyshje për këtë shkëmbim. Ditët në vazhdim pritet të ketë negociata të shtuara mes palëve.
The post Milan i propozon Juventusit shkëmbimin në mbrojtje, bardhezinjtë në mëdyshje appeared first on Telesport.










