Në konferencën për shtyp para ndeshjes së djeshme ndaj PSV-së në Champions League, Leon Goretzka foli për të ardhmen e tij. Mesfushori shprhu gatishmërinë për të qëndruar ende te Bayern, nëse plotësohen kushtet e duhura, por nuk përjashtoi as mundësinë e një aventure të re.
Kontrata e 30-vjeçarit me klubin bavarez skadon në qershor të këtij viti dhe deri tani nuk ka shenja për rinovim të mundshëm. Në 292 ndeshje për Bayern, Goretzka ka shënuar 47 gola dhe ka dhënë 48 asiste, duke qenë një element i rëndësishëm në sukseset e arritura në vitet e fundit nga bavarezët.
Mediet gjermane bëjnë me dije se këto dy ditë do të jenë vendimtare për të ardhmen e lojtarit. Goretzka është në mëdyshje, të qëndrojë te Bayern deri në fund të sezonit dhe të largohet më pas si lojtar i lirë, apo të provojë një aventurë të re që në janar. Për mesfushorin gjerman ka interes konkret nga dy klube të mëdha: Milan dhe Atletico Madrid.
Kuqezinjtë i premtojnë vendin e titullarit dhe një rol protagonisti, por duan duan transferimin e tij në verë, që të vijë falas. Në anën tjetër, Atletico Madrid e sheh Goretzka si zëvendësuesin ideal të Conor Gallagher i larguar gjatë merkatos së janarit te Tottenham. Madrilenët duian transferimin e Goretzka brenda merkatos dimërore, e cila mbyllet më datën 2 shkurt.
The post Milan i premton vendin e titullarit, Atletico e sheh si zëvendësuesin ideal të Gallagher appeared first on Telesport.









