Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të listës është Miguel Gutierrez. Mbrojtësi i dalë nga akademia e Real Madrid, aktualisht pjesë e Gironës, por klubi madrilen mban ende 50% të kartonit të tij, ka qenë një nga mbrojtësit më të shquar në LaLiga sezonin e kaluar dhe profili i tij përshtatet në mënyrë të përkryer me stilin ofensiv të Milanit.
Gutierrez, vetëm 23 vjeç, konsiderohet si një mbrojtës i ri me perspektivë të madhe për të ardhmen, i cili ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të njohura, ndaj drejtuesit e Milanit po punojnë për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen. Transferimi i lojtarit do të përfshijë një investim prej 25 milionë eurosh, siç raportohet nga mediat italiane, ndërsa gjysma e shumës do të kalojë në arkën e Real Madridit.
Që kur iu bashkua Gironës, Gutierrez ka luajtur mbi njëqind ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhënë gati njëzet asiste. Pjekuria dhe performanca e tij e kanë bërë atë një lojtar shumë të kërkuar. Milan nuk dëshiron ta humbasë mundësinë dhe e sheh atë si pasardhësin ideal të Theo Hernandez për një nga pozicionet kyçe, siç është krahu i majtë i mbrojtjes.
The post Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, Real Madrid zotëron ende 50% të kartonit të tij appeared first on Telesport.