Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez në PL, një emër jo shumë i njohur

Pas largimit të Theo Hernandez për tek Al-Hilal, Milan po ndjek prej ditësh disa emra për të gjetur zëvendësuesin e francezit në krahun e majtë. Kryesisht profilet që po ndjekin drejtuesit kuqezi, janë emra jo shumë të njohur, kuptohet që kanë dhe një kosto të përballueshme për klubin.

Emri që po ndiqet aktualisht është ai i Pervis Estupiñán, mbrojtësi ekuadorian i Brighton, i cili u transferua në vitin 2022 nga Villarreal për 20 milionë euro.

Milan ka shprehur tashmë interesin konkret për mbrojtësin 27-vjeçar, por negociatat me Brighton s’do të jenë aspak të lehta. Klubi i Premier League është i gatshëm të heq dorë nga mbrojtësi ekuadorian, vetëm nëse vjen një ofertë bindëse. Vlera aktuale e Estupiñán llogaritet 25-30 milionë euro.

Përvec ekuadorianit, Milan po ndjek dhe pista të tjera. Një nga këto pista është edhe Marc Pubill, mbrojtësi i Almerias, për të cilin klubi spanjoll kërkon 25 milionë euro.

The post Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez në PL, një emër jo shumë i njohur appeared first on Telesport.