Tashmë nuk është më sekret që Milan po synon të bëjë një goditje të madhe në verë për repartin e sulmit. “La Gazzetta dello Sport” zbulon se drejtori sportiv i kuqezinjve po ndjek dy pista në Bundesligë.
I pari është Serhou Guirassy, sulmuesi i Borussia Dortmund, i cili ka një vlerë rreth 50 milionë euro, por kuqezinjtë shpresojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me klubin gjerman, për një shifër më të ulët. Kontrata e Guirassy me Dortmund skadon në vitin 2028.
Alternativa e dytë është Nicolas Jackson, sulmuesi i huazuar nga Chelsea te Bayern, por që ka rezultuar një dështim i vërtetë. Nuk përjashtohet mundësia që senegalezi të huazohet te Milan gjatë verës së ardhshme. Chelsea e vlerëson mbi 60 milionë euro, por Milan mund të përballojë vetëm huazimin e tij.
The post Milan gjen sulmues në Bundesligë, dy alternativa që po ndiqen nga Tare. Njëri kushton 50 mln euro, tjetri dështim i këtij sezoni appeared first on Telesport.










