Milan gjen në Angli qendërmbrojtësin që i mungon, një italian për Allegri-n

Pas transferimit të Pervis Estupinan nga Brighton në verë për 30 milionë euro, Milan po palnikon të bëjë një tjetër goditje te klubi anglez. “SportMediaset” zbulon se objektivi i radhës i kuqezinjve është Diego Coppola, qendërmbrojtësi 22-vjeçar i cili është i hapur pëqr një rikthim në Itali, ku më parë ka qenë pjesë e Veronës.

Sipas burimit në fjalë, italiani do të huazohet deri në fund të sezonit te Milan, me të drejtë blerje. Vlera e kartonit llogaritet të jetë 12-15 milionë euro. Për Coppola ka interes edhe nga ekipet e tjera si Atletico Madrid dhe Valencia, por Milan duket më afër tij.

Marrëveshja pritet të zyrtarizohet brenda javës dhe Coppola do të jetë shumë shpejt në dispozicion të trajnerit Max Allegri.

The post Milan gjen në Angli qendërmbrojtësin që i mungon, një italian për Allegri-n appeared first on Telesport.