Milan gjen mbrojtësin e djathtë ideal në Spanjë, vetëm se ka një problem… e do edhe Barcelona

Pas largimit të Kyle Walker, drejtuesit e Milanit janë hedhur në sulm për të gjetur një mbrojtës të ri të djathtë, i cili të jetë protagonist për një periudhë afatgjatë.

Sipas Gianluca Di Marzio, Milan po ndjek me shumë interes Marc Pubill, mbrojtësin 22-vjeçar të Almerias, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro. Vitin e kaluar, Atalanta ishte shumë pranë transferimit të Pubill, por në fund marrëveshja mes palëve u prish për disa detaje të vogla.

Shifra 15 milionë euro është mëse e përballueshme për Milanin, por problem kryesor është interesi i shtuar i Barcelonës ditët e fundit për lojtarin në fjalë. Klubi katalanas po punon për të finalizuar transferimin e 22-vjeçarit dhe më pas ta huazojë brenda La Ligës, me shumë mundësi te Real Betis, ku do ketë mundësinë të rritet shumë si lojtar dhe të përfitojë përvojën e nevojshme për të qenë më pas titullar te një ekip si Barcelona.

Ndryshe nga Barcelona, Milan e do për ta aktivizuar direkt në ekipin e parë dhe t’i ofrojë një rol titullari. Po ashtu kuqezinjtë kanë në listë edhe Guela Doue, vëllain e Desire Doue, që luan me Strasbourg në Francë, por alternativa kryesore mbetet Marc Pubill.

The post Milan gjen mbrojtësin e djathtë ideal në Spanjë, vetëm se ka një problem… e do edhe Barcelona appeared first on Telesport.