Milan gati të “hakmerret” ndaj Sassuolo-s, kërkon yllin kryesor të tyre

Milan nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Sassuolo në “San Siro”, sfidë e vlefshme për javën e 16-të në Serie A. Ndërkohë, “CalcioMercato” zbulon se në sfidën e sotme, drejtuesit e Milanit kanë vëzhguar nga afër një nga emrat që kanë në listë për transferimin e mundshëm gjatë merkatos së janarit.

Bëhet fjalë për sulmuesin Andrea Pinamonti, i cili bëri sot një paraqitje shumë të mirë ndaj Milanit dhe dha dy asistet në të dy golat e Sassuolo-s. I dalë nga akademia e Interit dhe më vonë pjesë e klubit zikaltër, Pinamonti pas shumë huazimeve, po kalon një formë të mirë këtë sezon te Sassuolo, ku ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste deri tani.

Forma e tij e mirë ka rënë në sytë e drejtuesve të Milanit, të cilët e shohin si një mundësi të mirë për të forcuar sulmin. Për sulmuesin italian ka interes edhe nga Lazio dhe West Ham. Duke qenë se kontrata e tij me Sassuolo-n skadon në verën e vitit 2027, largimi në janar do të ishte për një shifër të përafërt 12-15 milionë euro.

The post Milan gati të “hakmerret” ndaj Sassuolo-s, kërkon yllin kryesor të tyre appeared first on Telesport.