Te Milan synojnë të mposhtin konkurrencën për të siguruar shërbimet e mesfushorit gjerman Leon Goretzka. Kontrata e këtij të fundit me Bayern Munich skadon më 30 qershor, ndaj ai do të jetë një transferim i lirë.
31-vjeçari do të largohet pas 8 sezonesh nga bavarezët dhe konkurrenca për ta marrë është e madhe. Edhe Atletico Madrid këmbëngul për Goretzka, ndaj duket se do të jetë një duel “kokë më kokë” me kuqezinjtë.
Te Milan kanë nisur diskutimet fillestare që në janar, ndaj kuqezinjtë synojnë të përshpejtojnë lëvizjen e tyre për të kapërcyer presionin e madh të rivalëve dhe për t’i siguruar trajnerit Allegri një lojtar me peshë dhe përvojë.
The post Milan gati të bëjë lëvizjen e surprizë në merkato, synon mesfushorin e Bayern si transferim të lirë appeared first on Telesport.









