Skuadra e Milano-s ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në përballjen kundër Lazio-s.
Para tifozëve të tyre, ata kanë mposhtur skuadrën nga kryeqyteti me rezultatin minimal, 1 – 0.
Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 79-të, kur Franck Kessie zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë, duke mposhtur Strakoshën.
Me këtë rezultat, skuadra e Milano-s ruan pozitën e katërt në tabelë, duke grumbulluar 55 pikë.
Lazio në anën tjetër mbetet në vendin e 8-të, duke grumbulluar 49 pikë.