Me gjashtë ditë të mbetura para turneut aziatik dhe australian, Milan synon t’i sigurojë trajneri Max Allegri të paktën një mbrojtës të krahut. Furlani dhe Tare punuan për të gjetur një zgjidhje që është e kënaqshme si teknikisht ashtu edhe financiarisht.
Megjithatë, Allegri dëshiron të jetë gati për dy miqësoret kundër Arsenal dhe Liverpool, ndaj po fillon të punojë për alternativa për të vetmit dy mbrojtës të krahut që ka aktualisht në skuadër: Alex Jimenez dhe Davide Bartesaghi.
Dy lojtarët e identifikuar për ta mbuluar atë rolë janë Alexis Saelemaekers dhe Tommaso Pobega. Allegri synon ta transformojë belgun ndaj dhe i kërkoi klubit ta mbante atë kur u kthye nga huazimi.
Saelemaekers mund të luajë më përpara ose më poshtë në fushë, madje edhe në krahun e majtë. Një lojtar i gjithanshëm. Me problemin e mbrojtësit të djathtë të zgjidhur e vetmja gjë që mbetet është një tjetër mbrojtës të krahut të majtë.
Jimenez, i cili idealisht duhet të zhvendoset në të djathtë, mund të luajë gjithashtu atje. Allegri vuri në dukje se Pobega, një lojtar me këmbë të majtë, është përdorur tashmë si mbrojtës i krahut te Milan.
Pobega u zhvendos në të majtë, në katërshen e mbrojtjes dhe luajti mirë. E ardhmja e tij është ende në dilemë (e kërkon sërish Bologna në huazim), por ndërkohë ai është në Milanello dhe do të jetë i dobishëm në turne.
The post Milan ende pa lojtarë krahu në turneun aziatik, trajneri Allegri gjen zgjidhjen brenda skuadrës appeared first on Telesport.