Victor Boniface është kthyer mbrapsht dhe nuk do të firmosë për Milanin. Sulmuesi nigerian ka shfaqur probleme në testet mjekësore dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë vendosur të anulojnë marrëveshjen me Leverkusen. Ndërkohë, ka ardhur edhe reagimi nga klubi i Leverkusen për këtë rast.
Simon Rolfes, drejtori sportiv i Leverkusen, ka konfirmuar se Boniface do të kthehet në klubin gjerman për të vazhduar stërvitjen. “Të rinegociojmë kontratën? Nuk mendoj se kjo është e mundur. Gjendja e tij fizike është përmirësuar. Boniface duhet të vazhdojë të punojë. Ne besojmë se ai ende mund të përparojë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Milan ka hedhyr sytë nga sulmuesi danez i Sporting Lisbon, Conrad Harder, duke hequr dorë përfundimisht nga Boniface. Edhe në merkaton e janarit, Boniface ishte pranë transferimit tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, por marrëveshja me Leverkusen u anullua për shkak të problemeve të lojtarit me gjurin e djathtë gjatë testeve mjekësore, njësoj si tani te Milan.
The post Milan e ktheu mbrapsht, drejtori sportiv i Leverkusen reagon për rastin e Boniface dhe tregon vendimin që kanë marrë appeared first on Telesport.










