Pavarësisht se Rafa Leao mund të konsiderohet pa frikë si futbollisti kryesor aktualisht te Milan, e ardhmja e portugezit duket larg kuqezinjve.
Kontrata e sulmuesit portugez me Milanin skadon në vitin 2028 dhe duket e vështirë që të ketë një rinovim tjetër mes palëve. Vetë sulmuesi është në momentin e duhur për të bërë hapin e radhës në karrierë dhe mund të transferohet diku ku mund të fitojë trofe. Në anën tjetër, Milan e vlerëson shumë lojtarin, por do e ketë të vështirë ta mbajë për shumë gjatë, duke parë interesin në rritje të klubeve të tjera.
“TEAMtalk” zbulon se janë tri klubet e mëdha të Premier League: Manchester United, Arsenal dhe Chelsea, që interesohen për sulmuesin portugez dhe janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Milan, që mendohet të jetë rreth 100 milionë euro.
The post Milan e do, por nuk e mban dot më. E ardhmja e Rafa Leao-s në PL, garë mes tri klubeve të mëdha appeared first on Telesport.










