Milan dhe Juventus në garë për “dështakun” e madh të sezonit të kaluar

Sipas asaj që raporton “talkSport, Milan dhe Juventus kanë shtuar interesimin për Darwin Nunez. E ardhmja e sulmuesit uruguaian te Liverpool është në dyshim, sidomos pas transferimeve të bujshme që kanë bërë kampionët e Anglisë këtë verë. Po ashtu, Liverpool është shumë afër transferimit të Alexander Isak për 120 milionë euro nga Newcastle. Me një dyshe sulmuese Ekitike-Isak, nuk ka vend për Nunez te Liverpool.

Për urugianin ka interes edhe nga klubet arabe, por sulmuesi preferon të qëndrojë në elitë dhe Serie A mund të ishte destinacioni i duhur për të. Në 47 ndeshje sezonin e fundit, Nunez shënoi 7 gola dhe dha 7 asiste, shumë larg pritshmërive ndaj tij.

Pavarësisht këtyre statistikave, Milan dhe Juventus janë të bindur se uruguiani do të ishte një përforcim ideal për sulmin e tyre. Juventus e shikon Nunez si zëvendësuesin e duhur për Dusan Vlahovic, pasi serbi është drejt largimit. Në anën tjetër, Max Allegri e pëlqen shumë 26-vjeçarin dhe kuqezinjtë janë duke kërkuar për një sulmues të mirëfilltë dhe Nunez duket zgjedhja e duhur.

Problem mbetet shifra e madhe që kërkon Liverpool për të lënë të lirë sulmuesin e tyre. Ndërsa Juventus dhe Milan interesohen më shumë për formulën e huazimit.

The post Milan dhe Juventus në garë për “dështakun” e madh të sezonit të kaluar appeared first on Telesport.