Ndeshja Milan-Como, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A, do të luhet të mërkurën, më 18 shkurt, me fillim orën 20:45. Këtë e ka bërë të ditur këtë të shtunë Lega Serie A. Takimi ishte shtyrë për shkak të mosdisponueshmërisë së stadiumit “San Siro”, i cili do të jetë vendi i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Në të njëjtën mbrëmje do të luajë edhe Interi, i angazhuar në Norvegji në “play off”-et e Champions League kundër Bodo/Glimt.
The post Milan-Como luhet në të njëjtën kohë me Champions-in, të mërkurën e 18 shkurtit appeared first on Telesport.









