Milan është seriozisht i interesuar për sulmuesin zviceran Breel Embolo, që luan në Ligue 1. Sipas “Sky Sport”, ka pasur kontakte midis kuqezinjve dhe Monaco, me të cilën luan aktualisht.
28-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me Monaco dhe palët kanë vendosur të mos e rinovojnë atë. Ndaj, francezët janë dakord për ta shitur këtë verë për të evituar një largim me koston zero vitin tjetër.
Në fillim të korrikut, drejtori i përgjithshëm i Monaco, Thiago Scuro, la të kuptohej për Milan se “ata kanë numrin tim të telefonit, nëse duan të dinë diçka, e dinë që jam këtu“.
Mësohet se negociatat mes dy klubeve janë duke ecur përpara, por ende nuk ka asgjë konkrete. Duke qenë se Embolo është në vitin e fundit të kontratës, transferimi mund të kryhet për 10-12 milionë euro.
The post Milan bisedime intensive me Monaco për të sjellë në Serie A sulmuesin zviceran appeared first on Telesport.