Milan ka mposhtur 0-3 Udinesen në transfertë, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme për javën e katërt të Serie A. Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 40-të. Pas një topi të kthyer nga portieri vendas, Christian Pulisic ndodhej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë.
Ishte Pulisic fillimisht që pasoi për Estupinian, ky i fundit krosoi në zonë, topi u devijua nga lojtar i Udinese dhe u përplas te portieri Sava, aty gjendej Pulisic, i cili e dërgoi në rrjetë.
Pjesa e parë mbyllet 0-1 për kuqezinjtë. Pa kaluar një minutë nga fillimi i pjesës së dytë, Milan gjen direkt golin e dytë. Pulisic bën presion brenda zonës mbi Karlstrom, ky i fundit humb topin dhe Youssouf Fofana që gjendej aty, e dërgon atë në rrjetë.
Në minutën e 52-të, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimi fantastik Rabiot-Pulisic, Milan shënon golin e tretë. Francezi jep asistin e tij të parë si kuqezi, Pulisic shënon golin e dytë personal në këtë takim. Shifrat nuk ndryshojnë deri në fund, Milan fiton 0-3 dhe momentalisht renditet në vendin e tretë me 9 pikë, ndërsa Udinese në vendin e gjashtë me 7 pikë.
The post Milan bind ndaj Udinese-s, fitore e pastër e kuqezinjve. Rabiot jep asistin e parë, shkëlqen Pulisic (video) appeared first on Telesport.