Drejtuesit e Milanit kanë qenë shumë aktiv këto ditë në merkato dhe fokusi ka qenë kryesisht në repartin e mesfushës. Milan ka arritur marrëveshjen verbale me Torinon për transferimin e Samuele Ricci për shifrën 23 milionë euro plus 2 milionë euro të tjer abonuse, totali 25 milionë euro.
Milan ka qenë prej kohësh në ndjekje të mesfushorit 23-vjeçar, i cili konsiderohet si një nga më të mirët në Itali dhe transferimi te klubi kuqezi, mund të jetë një shtysë e madhe për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar akoma edhe më shumë si lojtar.
Zyrtarizimi i Samuele Ricci te Milan do të bëhet javën që vjen, menjëherë pasi mesfushori italian të kryejë me sukses testet mjekësore. Pas mbylljes së marrëveshjes me Luka Modric dhe Samuele Ricci-n, drejtori sportiv Igli tare ka dhe dy objektiva të tjerë në mesfushë: Ardon Jashari dhe Granit Xhaka.
Marrëveshja me Club Brugge për kartonine shqiptarit është afër finalizimit, hendeku mes dy ekipeve është vetëm për 5 milionë euro. Milan ofron 30 milionë euro, belgët duan 35 milionë euro. Ditët në vijim pritet që të dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët. Përsa i përket Xhakës, Tare ka arritur marrëveshjen me lojtarin për kushtet personale, kontratë për 3 vite me rrogë 4 milionë euro në sezon, tani ka mbetur pjesa më e vështirë, marrëveshja me Leverkusen.
The post Milan bën goditjen e madhe në mesfushë, zyrtarizimi javën që vjen. 23 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse appeared first on Telesport.