Ditët e fundit u përfol për një situatë jo më idilike mes Massimiliano Allegrit dhe drejtuesve të Milanit. U fol për fërkime lidhur me premtime të pambajtura në merkato dhe mungesë qartësie mbi atë se cili “shpirt” dominon në klub: ai teknik, i lidhur me trajnerin dhe drejtorin sportiv Tare, apo ai financiar që i referohet administratorit të deleguar Giorgio Furlani.
Mes hipotezave dhe replikave në rrjete sociale, u përmend se Max, ndonëse ndihet mirë në Milanello, nuk e konsideron më të sigurt të ardhmen kuqezi dhe kërkon më shumë qartësi për sezonin e ardhshëm. Sipas “Corriere dello Sport”, Real Madridi po tenton sulmin e radhës për Allegrin.
Pas largimit të Xabi Alonso dhe zgjedhjes së Arbeloa, që nuk dha rezultatet e pritura, Florentino Pérez rikthen në mendje Allegrin. Më 2019 nuk u gjet marrëveshja; më 2021 kishte akord për tri vite me 8.5 milionë euro neto në sezon, por Andrea Agnelli e bindi të kthehej te Juventusi. Tani pritet një tjetër tentativë, edhe pse në Milano gëzon mbështetje të plotë.
The post Milan, bëj kujdes! Real Madridi përgatit sulmin e radhës për Allegrin në qershor appeared first on Telesport.










