Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video)

Milan nis sonte zyrtarisht sezonin e ri dhe pse jo për Serinë A, por për Kupën e Italisë. Kuqezinjtë po përballen me Barin në “San Siro” dhe gjetën avantazhin aps 14 minutash lojë.

Një krosim perfekt në krah nga Tomoi dhe Rafael Leao dergon me kokë topin në rrjetë.  Por, vetëm pas tre minutash pas golit, sulmuesi portugez la fushën e lojës dhe në vend të tij u aktivizua Santiago Gimenez.

Leao është larguar për shkak të një dëmtimi në pulpë dhe mesa duket stafi ka dashur të mos rrezikojë më tej dhe kryen zëvendësimin.

SHIKOGOLINELEAO

The post Milan-Bari! Leao i pafat, shënon gol dhe më pas largohet nga fusha e lojës (video) appeared first on Telesport.