Milan afrohet me Jasharin, Interi me Xhakën! Zikaltrit kanë një plan perfekt për mesfushorin shqiptar

Nëse Milan ka rritur ofertën dhe tani është vërtet afër të transferimit të Ardon Jasharit nga Club Brugge, Inter është hedhur në sulm për një tjetër objektiv të madh të “kushërinjve” të tyre, Granit Xhakën.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Granit Xhaka konsiderohet nga drejtuesit zikaltër si kandidati numër 1 për të zëvendësuar Hakan Calhanoglu, mesfushori turk është afër transferimit te Galatasaray.

Madje, Cristian Chivu ka një plan perfekt enkas për Granit Xhakën. Trajneri i ri i Interit po mendon të ndryshojë strukturën e mesfushës dhe të mos luajë më me një organizator klasik si Calhanoglu, por me dy mesfushorë qëndrorë me aftësi fizike dhe që kanë disiplinë taktike. Një skemë që përshtatet pikërisht me rolin që bën Granit Xhaka.

Dëshira e madhe e drejtuesve zikaltër është Ederson i Atalantës, por mesfushori brazilian kushton 60 milionë euro, ndaj Inter po mendon për transferimin e Xhakës. Marrëveshja me Leverkusen mund të mbyllet për 12-15 milionë euro si dhe një rrogë 4 milionë euro në sezon për mesfushorin shqiptar.

Xhaka ka qenë shumë pranë transferimit te Milan këtë verë, ku propozimi i kuqezinjve ishte kontratë për 3 vite për mesfushorin shqiptar dhe rrogë 4 milionë euro në sezon, por oferta e tyre prej 10 milionë eurosh u refuzua nga Leverkusen, klubi gjerman kërkoi 15-20 milionë euro.

The post Milan afrohet me Jasharin, Interi me Xhakën! Zikaltrit kanë një plan perfekt për mesfushorin shqiptar appeared first on Telesport.