,

Milaim Zeka: Albinit ja kanë thy qafen qarqet pro serbo-ruse

Ish-deputeti i Kuvendit, Milaim Zeka ka thĂ«nĂ« se qarqet serbo-ruse, “tĂ« mbuluara me sloganin e mbrojtjes tĂ« kryeministrit Kurti, ia kanĂ« thy qafen dhe boshtin kurrizor Albin Kurtit”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ata që po flasin gjithë ditën e natën kundër Grenellit dhe Shtëpisë së Bardh janë, siç tha ai,
“bishtaleca serbo-rus, e nĂ« mesin e tyre ka tĂ« frustruar nĂ« mĂ«nyra tĂ« ndryshme”

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Albinit ja kane thy qafen qarqet pro serboruse

Qarqet serboruse, te mbuluara me sloganin e mbrojtjes te Kryeministrit Kurti, ia kane thy qafen dhe boshtin kurrizor Albin Kurtit.

Edhe ne kohen e Enver Hoxhes, kur qytetaret e ketij vendi kane ngrene buke misri me domate, kur Shqiperia vuante per çdo gje, Parti e Punes te Shqiperise gjente fonde per te ndihmuar Partite Marksiste Leniniste neper gjithe boten, duke perfshi edhe ato ne Europen Perendimore, sidomos ne Skandinavi.

Serbia, bashke me Rusine, me nje fond prej 20 milion dollaresh, arriten te shkaktojne luften civile ne Shqiperi, ne vitin 1997.

Sot, te njejtate qarqe, jane me shume se kurr aktive, permes rrjeteve sociale, disa portaleve, dhe nje gazete ne gjuhen shqipe, e cila eshte hapur nga bashkepuntor te UDB-es, dhe me parate e UDB-es. Ekzistojne dokumenta te cilat deshmojne qe botuesi i kesaj gazete ka qene pjese e vezhgimit te shtepise se Gervallajve ne Untergrupenbah te Gjermanise. Ai, ishte porositur nga UDB-ja qe te mbante nen vezhgim 24 oresh Kadri Zeken, i cili jetonte ne Zvicer, dhe kishte vetem nje muaj qe ishte martuar me Saime Isufin, motren e Ahmet Isufit, ish deputet i AAK-se.

Po ta analizosh me vemendje kete gazete, bashke me nje gazete tjeter dhe nje tv nacional, e sheh qe tendenca eshte per ta dergu vendin ne nje lufte qytetare.

Ata qe po pellasin e po lefin gjithe diten e gjithe naten kunder Grenellit dhe Shtepise se Bardhe, jane bishtaleca serborus, e ne mesin e tyre ka te frustruar ne menyra te ndryshme, njereze qe u eshte prishur navigacioni i jetes!

Related Posts