Mikel Arteta paralajmëron Real Madridin dhe befason me fjalët për Ancelottin

Teksa Carlo Ancelotti ka marrë shumë kritika në Spanjë për paraqitjet e Real Madridit së fundmi dhe në veçanti për humbjen ndaj Valencias në vikend, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ka përkujtuar të gjithëve historinë e tij të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve.

Për ‘Topçinjtë’, Arteta ka thënë se është një ndër rastet më të mëdha në vitet e fundit, pasi nuk kishin avancuar kaq larg në garat evropiane në vitet e fundit. 

“Jam 100 për qind i sigurt që mund të fitojmë. Do t’i inkurajoja tifozët të vinë në stadium, 60 mijë njerëz dhe mos të shohin, por të luajnë ndeshjen me ne”. 

Pikëpyetja më e madhe për Arsenalin është se si do të luajnë në mbrojtje me Gabriel Magalhaes dhe Riccardo Calafiori tashmë si mungesa të konfirmuara. 

“Po kam vendosur. Jo, nuk do t’ju tregoj. Natyrisht, rivëniet këndore kanë rezultuar me 33 për qind të golave tonë, ato luajnë një rol shumë të rëndësishëm për ne”, ka thënë Arteta. 

Për Real Madridin, Arteta ishte i qartë se mund t’i shkaktojnë shqetësime edhe ekipit të Carlo Ancelottit. 

“Me kualitetin individual që ata kanë, ata janë gjithmonë një kërcënim, veçanërisht në situata të caktuara, por në fazën qe jemi për momentin, nuk mund të jetë më e madhe se kaq”. 

“Kjo është arsyeja pse ata kanë bërë atë që kanë bërë gjatë këtyre viteve me një konsistencë të pabesushme”.

 “Ata mund të na dëmtojnë neve shumë, por kualitetet tona mund t’i dëmtojnë dobsitë e tyre, ata i kanë ato”. 

“Ancelotti është një frymëzim i madh, ai është një trajner që e ka fituar Ligën e Kampionëve më shumë se çdo kush tjetër”. 

“Ai i ndihmon lojtarët të fitojnë ndeshjet, natyra e tij e qetë i ndihmon lojtarët shumë dhe mendoj se ai është një shembull për lojtarët e tij”, përfundoi spanjolli.